Farmacistët, protestë sot para kryeministrisë dhe pezullim të shërbimit në të gjithë vendin

Farmacistët, protestë sot para kryeministrisë dhe pezullim të shërbimit në të gjithë vendin

Farmacistët kanë paralajmëruar dje në mbrëmje se kanë parashikuar që të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Faramcistët do të dalin në protestë me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Farmacistët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Ja njoftimi i Urdhërit të farmacistëve në rrjetet sociale:

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.

Njoftimi i Urdhërit të Farmacistëve

Related posts