Festohet 7-marsi, 131 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë

Festohet 7-marsi, 131 vite nga hapja e Mësonjëtores së parë

Në mbarë vendin sot kremtohet festa e mësuesit, që përkon me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë në 7 mars 1887.

Pandeli Sotiri ishte mësues dhe drejtor i parë i këtij institucioni. Kjo ngjarje është e shënuar për popullin shqiptar, pasi deri në çeljen e kësaj shkollë mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehtas nëpër shtëpi për shkak të pushtuesit osman.

Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqiperi si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme historike dhe kulturore, por edhe për të vlerësuar kontributin e mësuesit në shoqërinë shqiptare.

Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.
Sot 7 Marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.

Related posts