Firmoset në Berat deklarata e paqes

Firmoset në Berat deklarata e paqes

received_10212075035529961

Edukimi i brezit të ri me kulturën e paqes është kontributi më i mirë për një të ardhme më të mirë. Për një shoqëri më të shëndoshe, ku çdokush të jetojë në paqe dhe në begati.
Në datën 21 shtator në qytetin e Beratit u nënshkrua deklarata e paqes nga drejtorët e shkollave të mesme të këtij qyteti (Pledge to peace) me qender në Bruksel.

Çfarë është Pledge to peace?
Pledge to peace u firmos në parlamentin evropian në 28 nëntor 2011, një projekt evropian për nxitjen e vlerave të paqes. Në këto 6 vjet kanë qëne te shumtë firmëtaret nga e gjithë evropa si institucione, shkolla dhe shumë universitete janë berë pjesë e Pledge to peace. Firmëtarët firmosin për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme me qëllim vënien në jetë të shumë projekteve me temë promovimin e paqes si vlere e te gjithëve dhe qe na takon te kontribojmë për promovimin e saj.

Deklarata e paqes është e udhëhequr nga idealet universale te dinjitetit, lirisë, barazisë dhe solidaritetit njerëzore.

Firmëtaret e parë janë Gianni Pitella zëvendes presidenti i parë i bashkimit evropian, Prem Raëat dhe disa institucione te rendësishme.

Zoti Pitella u shpreh se kjo deklaratë është një thirrje për të gjithë që paqja nuk është e arritshme vetëm nga një grup njerëzish por nga te gjithë ne.

Ne vendin tonë firmëtare të pledge to peace është këshilli i qarkut të Shkodrës,universiteti I Shkodrës,bashkia e Beratit dhe së fundmi dhe shkollat e mesme te Beratit.

Nenshskrimi i deklaratës se paqes nga shkollat e mesme ne pranin e sekretarit Piero Scutari është një mundësi për të gjithë gjimnazistët e qytetit tonë për të shprehur vlerat e paqes si një instrument i lart i jetes tonë.

Objektivi i projektit është të kthei shkollat si vend në të cilin zhvillohen vlerat themelore si paqja,dinjiteti dhe prosperiteti. të sensibilizoi studentët që të mbrojnë kulturën e paqes,tolerancën,bujarinë dhe solidaritetin.

Konkursi kerkon te përfshijë studentët me objektiv ti stimuloi ata te reflektojnë mbi paqen nëpermjet kontributeve të tyre krijuese dhe projektuale.

Studentët mund ta pasqyrojnë paqen në menyra të ndryshme: te shkruajnë për paqen, tè bejnë muzikë për paqen, te vizatojnë për paqen, te kercejnë për paqen dhe te projektojnë për paqen.

Përgatitjet për projektin në formë konkursi fillojnë që në muajin tetor.

Nxenësit të udhëhequr nga mesuesit do të shfaqin talentin e tyre me temë paqen.Në konkurs do të marrin pjese mbi 1000 nxenes qe do demostrojnë.

Punët e përgatitura të studentëve do të prezantohen në një event të vecantë në një hapesirë publike.

Eventi do te strukturohet si një spektakel i rëndesishem i hapur për publikun,ku forma të ndryshme të artit do të prezantohen si momente Show te ndryshëm në tipologji por të lidhura midis tyre.

Personazhe te botës së kulturës dhe të institucioneve do të marrin pjesë në ketë konkurs të madh midis shkollave.//Alkest Shehu

Related posts