FOTO & EMRI/ Skrapar, gjenden armë e drogë në fshatin e Presidentit të zgjedhur, arrestohet bashkëfshatari

FOTO & EMRI/ Skrapar, gjenden armë e drogë në fshatin e Presidentit të zgjedhur, arrestohet bashkëfshatari

Një arsenal armësh pa leje dhe një sasi e vogël lëndë narkotike, ka çuar në pranga një person në Skrapar.
Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë Bashkim Arapaj, banues në fshatin Çepan, vendlindja e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Gjatë ditës së djeshme, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, kanë marrë informacion në rrugë operative se në një banesë në fshatin Çepan mund të kishte armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Arapajt u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
droge kanabis    2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
2 pushkë sportive;
1 armë gjahu (çifte);
16.5 gram lëndë narkotike kanabis;
1.071 fishekë modele të ndryshme;
5 krehër pushke model 56;
1 thikë bajonetë;
si dhe 1 shënjestër optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Related posts