FOTO LAJM/ NXËNËS HEBRENJ NË SHKOLLËN “KASTRIOTI” NË BERAT

FOTO LAJM/ NXËNËS HEBRENJ NË SHKOLLËN “KASTRIOTI” NË BERAT

Në amzën e shkollës së përzier “Kastrioti” Berat, për vitin shkollor 1942-43 figurojnë të regjistruar dhe kalues për në klasën e dytë edhe dy nxënës hebrenj, i pari Juso Ruben ( me nr. amze 1490), lindur në Prishtinë në v. 1933, banues në lagjen Uzgur, Berat, kurse i dyti Vili Albahar ( me nr. amze 1491), lindur në Beograd më 18.12.1934.

Prindërit e tyre, Mihal Ruben e Danilo Albahar cilësohen me profesion emigrant.

Sigurisht, në shkollat e Beratit të atyre viteve ka pasur me dhjetra nxënës hebrenj me emrat origjinalë apo dhe të ndryshuar. sv

Related posts