Fragmenti nga “Darka e gabuar” e Kadarese/ Ja si binin ne toke pa ndjenja zonjat gjirokastrite kur filloi te therriteshin “shoqe”

Fragmenti nga “Darka e gabuar” e Kadarese/ Ja si binin ne toke pa ndjenja zonjat gjirokastrite kur filloi te therriteshin “shoqe”

“Ishte dita e 17 dhjetorit, zonja Ganimete e Hankonateve, e veshur me pallton dimerore prej gezofi, po kapercente kujdesshem, per shkak te takave te larta, kryqezimin e Rruges se Varoshit me ate te Liceut, kur dikush, me sakte nje ze gruaje i thirri nga e djathta e saj: “Miremengjes, shoqja Ganimete!”
E thirrura ndali ne vend, si ta kishin goditur.
Nje grime mbeti ashtu, mu ne mes te kryqezimit, pastaj, ngadalshem, si ai qe do te marre vesh kush shtiu, deshi te kthente kryet, por qafa nuk iu bind.
“Jam une, shoqja Ganimet, Trendafilja nga Keshilli i lagjes. Do te vish neser ne mbledhje?”
E goditura vazhdoi te mbetej si e ngrire ne vend, pastaj zgjati doren si te mbahej te dikush, e afroi ne anen e zemres, gjunjet iu drodhen dhe ra ne kalldrem.
Dy-tre kalimtare, qe u ndodhen rastesisht, lajmeruan spitalin, qe, aty per aty, dergoi ambulancen e vetme te tij.
Ky nuk ishte veçse fillimi. Sapo u zbulua ajo, qe dukej se nuk do te shpikej kurre, menyra a mjeti qe i bente te binin zonjat e parrezueshme, nje si stine e paperfytyrueshme gjahu nisi gjithkund.
Si pulebardha qe u kishte ikur koha, zonjat e qytetit binin njera pas tjetres, aty ku i zinte hera, fill pas britmes fatale: “shoqe!”
Ishte e njejta skene qe perseritej, ngurosja ne vend, dora qe rrekej te kapej pas diçkaje, si nje krah i pashprese, fjalet: zotni, me mbani, ju lutem, pastaj deshira per te pare nga i erdhi goditja, marrja e frymes, prerja e gjunjeve dhe, ne fund, renia.
Keshtu, brenda nje dite rane zonja Nermin Fico, e zonja Sabeko e Zekateve, e para tek nisej dhe e dyta tek kthehej nga nje vizite. Po ate jave ishte radha e zonjes Turtulli, tek kapercente Sheshin e Zinxhireve. Nje zonje nga Kokalaret, qe dilte per here te pare pas dy vitesh, pas thirrjes “shoqe!”, deshi te rendte, por gjunjet iu prene dhe mbeti ne vend. Zonja Mukades Janina, per te cilen flitej se kishte qene ca kohe e fejuara e fshehte e mbretit, u keput mu te mesi i Ures se Vjeter, ne kohen qe atentatorja, e trembur befas, u largua me vrap. Nje zonje nga Çoçolet arriti te thoshte “s’jam shoqe!”, para se t’i binte te fiket, por te tjerat u rrezuan pa thene asgje….”

Ismail Kadare, “Darka e gabuar”

Related posts