FSHF respekton Vangjel Milen

FSHF respekton Vangjel Milen

Federata Shqiptare e Futbollit, respekton ish-futbollistin e shpresës dhe të një serie klubesh te mirënjohura shqiptare Vangjel Mile. Ne nje ceremoni te zhvilluar, për nder të 60 vjetorit të lindjes së kampiones së mirënjohur të atletikës në mesin e viteve ’70 Marinda Preka që është njëkohësisht edhe nënë e futbollistit Mile.  Të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe anëtari i KE, Vasil Bici. Mbrëmjen festive e nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe shumë personalitete të sportit shqiptar, figura të gazetarisë sportive etj.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF i dorëzoi Vangjel Miles, titullin “Mirënjohje” me motivacionin: “Per kontributin e dhënë në futbollin shqiptar, si lojtar. Ka spikatur edhe për vlerat e treguara në radhët e ekipit kombëtar U-21, të Shqipërisë”. Së bashku me të, ai i dorëzoi edhe simbolin e FSHF, bluzën e kombëtares. Me këtë rast, Sekretari Shulku, uroi edhe kampionen e madhe të atletikës Marinda Preka për 60-vjetorin e ditëlindjes, të cilës ndër të tjera i dhuroi dhe flamurin kombëtar. Mbrëmja kaloi në atmosferë festive.

Related posts