Fuga: Mësues mos pranoni lekë në zarfe për 7-mars, ndërsa ministria fle

Fuga: Mësues mos pranoni lekë në zarfe për 7-mars, ndërsa ministria fle

Akademiku Artan Fuga përcjell një mesazh të fortë përmes me një stataus në rrjetin e tij social Facebook. Me rastin e 7-marsit ai thekson gjestin e shëmtuar të dhënies dhe marrjes së dhuratave nga ana e mësuesve dhe nxënësve.

Dike theksuar dhuratat që shkëmbehen gjatë kësaj dite, artan Fuga rendit edhe shumë të tjera
sipas tij “Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plackisin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallik. Ndërkohë prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll sytë ndaj kësaj dukurie të turpshme ”, shkruan Fuga.

7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre
Neser eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre
”, statusi i plotë i akademikut Fuga në Facebook.
fuga
(Statusi i Artan Fugës në Facebook)

Related posts