Fusha gati në tetor, Tomori barazon në Fier

Fusha gati në tetor, Tomori barazon në Fier

Tomori do e nis këtë sezon ashtu, si mbyllin sezonin e shkuar duke luajtur edhe ndeshjet shtëpiake në transfertë. Edhe pse punimet për rregullimin e pjesën e poshtme të fushës por edhe drenazhimet shkuan mir dhe u kryen në kohë rekord sërish nuk u realizua objektivi që fusha të jetë gati për fillimin e sezonit.

Tapeti i ri ishte pjesë e projktit që do realizohet deri në nëntorin e vitit të shkuar kur për 95 vjetorin e klubit të jetë bërë një rikonstruksion i plotë I stadiumit “Tomori’’. Por tapeti i ri me bar artificial duhej të ishte gati për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundra Bylisit.

Por duket se gjërat nuk kanë shkaur sipas parashikimeve dhe pas problematikave për të marrë lejen nga FSHF tashmë vjen edhe vonesa nga firma që do të sjell këtë tapet.

Sipas lajmërimit që vjen nga klubi në rrjetet sociale duket se fusha do të jetë gati më 21 tetor përballë Bylis por këtë herë në kampionat.

Kështu Tomori ndeshjen kundra Bylis për kupë dhe ato kundra Pogradecit dhe Shkumbinit që duhej ti luante në shtëpi duket se do ta zhvendosin skuadrën për të luajtur diku tjetër. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, stadiumi “Bashkim Sulejmani’’ i Kuçovës mund të jetë edhe vendi ku do të luhet, si ndodhi përgjatë pjesës së parë të vitit 2017.

Ndërkohë dje Tomori ka barazuar në ndeshjen e fundit miqësore të verës përballë një prej rivalëve të grupit, Apolonisë. Ndeshja është vendosur nga golat e Krasniqit për vendasit dhe kapitenit Çaço për Tomorin.

Related posts