Gersi Arbri është trajneri i ri i Tomorit

Gersi Arbri është trajneri i ri i Tomorit

Pas largimit të Santiliano Dules një ditë përpara ndeshjes me Ilirinë, në Berat kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për ish-futbollistin dhe njëkohësisht edhe ish-kapitenin e skuadrës beratase, Gersi Arbrin.

Deri përpara dy sezonesh ai luante me beratasit, por pas dënimit me gjashtë muaj nga Disiplina vendosi të lërë futbollin e luajtur. Për pak muaj Arbrit i’u besua posti i shefit të klubit, por që nuk zgjati shumë. Tashmë i është besuar të drejtojë skuadrën beratase në vazhdim. Lajmi është zyrtar nga klubi në faqen zyrtare ne facebook.

 

Related posts