Gjendet në mal i vdekur, 69-vjeçari nga Poliçani

Gjendet në mal i vdekur, 69-vjeçari nga Poliçani

Policia e Beratit njoftoi se sot  rreth orës 9:20, në malin e Kapinovës është gjetur nga banorë të zonës i vdekur, shtetasi H.G , 69 vjeç, banues ne Poliçan.

Shtetasi i lartpërmendur prej dy ditësh ishte larguar nga banesa dhe sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga skleroza.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk jan konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related posts