Gjermeni për investimet në Skrapar: Mundësi për t’i dhënë një stimul ekonomisë lokale

Gjermeni për investimet në Skrapar: Mundësi për t’i dhënë një stimul ekonomisë lokale

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte në Skrapar ku inspektoi dy prej 5 projekteve të investuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, në dy vitet e fundit në Bashkinë e Skraparit.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Nesim Spahiu, prefekti i qarkut Berat, Fadil Nasufi, si dhe deputeti Fidel Ylli, ministrja Gjermeni ndoqi nga afër punimet për  rikualifikimin e hapësirës përreth pallatit të kulturës, pedonales “Pasho Hysi”, një financim ky prej 264,704,108 lekësh.

Projekti  sjell një rikonceptim të qendrës së qytetit të Çorovodës, si dhe në një qendër urbane me më shumë hapësira të gjelbërta, në funksion të qytetarëve, turistëve të huaj dhe vendas, të cilët e vizitojnë gjatë gjithë vitit.

inspektimi-corovode-1Një tjetër investim i Rilindjes Urbane, në Skrapar, i inspektuar nga Ministrja Gjermeni,  në Çorovodë është “ndërtimi i qendrës sportive për ‘Rafting’” me vlerë 43,098,072 lekë dhe që pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

“Jam e bindur se, Bashkia Skrapar falë këtij investimi, një model për t’u ndjekur edhe në zona të tjera të Shqipërisë ku bëhet raftin, do të ketë një mundësi më shumë për të akomoduar sa më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, duke i dhënë një stimul ekonomisë lokale. “Më vjen mirë që në këto dy vite investimet e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, janë kthyer në një burim të pashterueshëm të zhvillimit ekonomik dhe social për bashkinë e re dhe qytetarët e saj”, tha Ministrja Gjermeni për gazetarët.

inspektimi-corovode-2Për periudhën 2014–2016, Bashkia Skrapar ka përfituar fondin prej rreth  485.638.476 lekë, për realizimin e 5 projekteve të infrastrukturës urbane, në kuadër të Programit “Rilindja Urbane”.

Gjithashtu, brenda vitit 2016, Bashkia Skrapar do të ketë të miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor, bashkë me 25 bashki të tjera, të cilat mbështeten financiarisht për këto plane vendore nga  Qeveria Shqiptare, me një fond prej 560 milionë lekësh.

Related posts