Guxim Muklit i jepet titulli ‘’Qytetar Nderi’’

Guxim Muklit i jepet titulli ‘’Qytetar Nderi’’

Një eksperincë gati 20 vjecare në krye të pankinës së Tomorit duke drejtuar Tomori në një ndër periudhat e veta më të arrta por edhe nën drejtimin e një prej brezave të artë të futbollit të qytetit tonë. Kjo ishte ndoshta arsyeja që Këshilli Bashkiak miratoj titullin “Qytetar Nderi’’ për Guxim Mukli. Ishte Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, i cili i ka dorëzuar titullin ish trajnerit të njohur beratas, i cili prej vitesh jeton në Greqi.

Ndërkohë gjatë dhënies së këtij titulli u promovua edhe libri i shkruar nga Spiro Xhavara për këtë figurë të sportit beratas.

Gjatë ceremonisë së marrjes së titulli, Guxim Mukli është shfaqur i emocionuar dhe është shpreh:. “Është një vlerësim dhe një emocion shumë i madh për mua që më nderuat me çmimin ‘Qytetar i Nderit’, dhe për këtë ndihem jashtëmase i vlerësuar. Futbolli në atë kohë ka qënë në nivelet më të larta, ndërsa nuk më vjen aspak mirë që në kohët e sotme niveli i futbollit në këtë qytet ka pësuar një rënie drastike. Në ditët e sotme mungojnë futbollistët që luajnë për fanellë dhe që japin shpirtin në fushën e lojës, kohët e sotme nuk kanë apska lidhje me futbollin e atëherëshëm”, përfundoi Mukli.

Përveç dhënies së titullit “Qytetar Nderi” që Keshilli Bashkiak i akordoi Z.Guxim Mukli, Kryetari i Bashkisë z.Petrit Sinaj nderoi me certifikatë mirënjohje z.Spiro Xhavara autorin e librit “Guxim Mukli dhe futbolli beratas”, z.Andrea Xheblati ish-zv.trajner i ekipit të futbollit “Tomori”,z.Shpetim Ziu ish-mjek i ekipit të futbollit “Tomori”.

 

Related posts