Ing. Pavllo Shkarpa, djali i Beratit, për pak bëhet kryetar Bashkie, por kur s’do s’do… (Zbuloni detajet)

Ing. Pavllo Shkarpa, djali i Beratit, për pak bëhet kryetar Bashkie, por kur s’do s’do… (Zbuloni detajet)

Katër vite më parë Shoqata Antipatrea me kryetar ing. Pavllo Shkarpën nëpërmjet një letre publike iu drejtua dy liderëve të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ku i kërkonte në mënyrë ultimative që të merrte në konsidertë dhe, për të mirën e vendit dhe të qytetit, të kandidonin z. Pavllo Shkarpa, si bir i denjë i Beratit të Lashtë, për kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Djali i Beratit, ing. Pavllo Shkarpa, në moment meditimi

Meqenëse në atë periudhë z. Rama dhe z. Basha nuk e morën në konsideratë letrën e hapur publike të Shoqatës Antipatrea me kryetar ing. Pavllon që kërkonte pikërisht z. Shkarpa për kanidaturë në Bashkinë e Beratit, përgjigjja ing. Pavllo Shkarpës duket si i erdhi katër vite më vonë, por këtë radhë jo nga PD-ja apo PS-ja, por pikërisht nga Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

Kur të gjithë prisnin me padurim që ing. Pavllo, si djalë i denjë i Beratit, të bëhej kryetar i Bashkisë së Beratit, ndodhi e papritura: teksa shkoi për t’u regjistruar në KQZ nën siglën e Bindjes Demokratike, disa punonjës (me ç’duket, nga zonat rurale) të KQZ-së i thanë se ti si djalë Berati që je duhet të kishte edhe vendbanimin në Berat në muajt e fundit, përndryshe nuk mund të regjistrohesh.

Kështu që Berati edhe këtë radhë nuk e pati fatin të kishte për kryetar Bashkie pikërisht djalin beratas, ing. Pavllon Shkarpën, i cili ka fituar disa herë zgjedhjet e organizuara në rrjetin social facebook prej Shoqatës Antipatrea Berat me kryetar ing. Pavllon që kandidon vetë z. Shkarpa dhe nxjerr fitues djalin beratas ing. Pavllo Shkarpën.

Kësaj i thonë kur s’do s’do… Me fatin nuk haesh dot. Gjithsesi, nga fitorja vijmë në fitore shkojmë.  Është mundësia që zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie, ashtu siç ka bërë 20 vjet me radhë, t’i fitojë sërish ing. Pavllo Shkarpa, djali i denjë i qytetarisë dhe Beratit të Lashtë.


Related posts