Këshilltarët e majtë votojnë Alfred Moisiun “Qytetar nderi” të Beratit, të djathtët abstenojnë

Këshilltarët e majtë votojnë Alfred Moisiun “Qytetar nderi” të Beratit, të djathtët abstenojnë

Këshilli bashkiak i Beratit në mbledhjen e tij të fundit i ka akorduar Alfred Moisiut, ish-President i Republikës, titullin “Qytetar Nderi”.

Nuk dihen motivet e këtij titulli, duke qenë se ish-Presidenti Moisiu nuk ka asnjë lidhshmëri me Beratin. Kjo ka qenë arsyeja, me ç’duket, se pse këshilltarët e djathtë në këtë Këshill e kanë abstenuar votimin.

Berati nuk është qyteti i parë që e ka shpallur këto ditë Alfred Moisiun “Qytetar Nderi”. Vetëm pak ditë më parë të njëjtin vendim e ka marrë edhe Këshilli bashkiak i bashkisë Durrës.

Përpjekja për bërjen e Alfred Moisiut “Qytetar Nderi” i Beratit nuk është e para.

Gjatë kohës që zoti Moisiu ishte President i Republikës këshilltarë të tij kanë ardhur në Berat për të njëjtën gjë, por edhe në atë kohë ka qenë ish-kryetari i PD-së së Beratit ai që nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke paralajmëruar votën kundër të këshilltarëve të djathtë.

Në këtë mbledhje është akorduar titulli “Qytetar Nderi” edhe për regjisoren Xhanfize Keko (pas vdekjes), votë e cila ka qenë unanime, si nga të majtët, ashtu edhe nga të djathtët.

Motivi për regjisoren Keko ka qenë vlerësim për zgjedhjen e saj për të xhiruar në qytetin e Beratit filmin “Tomka dhe shokët e tij”.

Related posts