KLD shkarkon gjykatësit e dënuar për ryshfet dhe ngacmim seksual

KLD shkarkon gjykatësit e dënuar për ryshfet dhe ngacmim seksual

U dënuan nga drejtësia me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon nga detyra gjyqtarin e Dhomës Civile Tiranë, Ibrahim Hoxha dhe gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo.

Hoxha u dënua nga Krimet e Rënda me dy vite burg, dënim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve.

Gjyqtari u hetua dhe dënua me akuzën e korrupsionit ku në këmbim të 600 mijë lekëve ofroi një vendim pronësie në favor të një pale në proces trashëgimie për pronën.

Ndërkohë gjyqtari Çobo u hetua e dënua me 1 vit e tetë muaj shërbim prove pasi u vu në akuzë për ngacmim seksual e shpërdorim detyre ndaj një qytetareje e cila me Çobon kishte seancat e divorcit me të shoqin në Gjykatën e Beratit.

Ndëkohë në mbledhjen e sotme, KLD ka vendosur të shpallë dhe vendin vakant në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit të gjyqtarit Zamir Poda, pasi ky i fundit ka mbushur moshën e pensionit.

Related posts