Kodikët e Beratit publikohen në Librarinë Digxhitale Botërore

Kodikët e Beratit publikohen në Librarinë Digxhitale Botërore

Screenshot_20171204-170354Kopjet digjitale të Kodikëve të Beratit u publikuan në Librarinë Digjitale Botërore të Librarisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido.

Ngjarja u kremtua me një aktivitet të përbashkët të Ambasadës Shqiptare në Uashington dhe Librarisë së Kongresit, me praninë e kongresmenëve amerikanë, ambasadores shqiptare dhe Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Kodiku u digjitalizua tërësisht në muajt nëntor-dhjetor 2016 nga Arkivi Qendror Shtetëror në kuadër të bashkëpunimit mes Arkivit Qendror të Shtetit me Librarinë e Kongresit.

Screenshot_20171204-170333

Related posts