Krim në familje në Kuçovë, burri vret gruan me thikën e bukës

Krim në familje në Kuçovë, burri vret gruan me thikën e bukës

Një krim brenda familjes ka ndodhur pak pas mesnatë në Kuçovë. Një 57-vjeçar ka vrarë me thikën e bukës gruan e tij 49 vjeç. Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ndodhur për motive xhelozie, por familjarët e çiftit hedhin poshtë këtë gjë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin Drizë të Kuçovës.

Pas një konflikti brenda familjes, burri ka marrë thikën e bukës, duke e goditur gruan e tij Manjola Luzi.

49-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se tre fëmijët e çiftit ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Sakaq, policia e Kuçovës ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Related posts