Kuçovë, aksidentohet për vdekje kalimtarja

Kuçovë, aksidentohet për vdekje kalimtarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në  vendin e quajtur ish-postblloku në Kuçovë, ku shtetasi I. Çobo 20 vjeç, banues në Urë Vajgurore, duke drejtuar automjetin me targa AA576JS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen P.B., 64 vjeçe banuese në Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit të Policisë Kuçovë për veprime të mëtejshme.

Related posts