Kujtimet nuk mjaftojnë, Tomori bie ndaj Tiranës

Kujtimet nuk mjaftojnë, Tomori bie ndaj Tiranës

Duket se as karkimi i gjithë kësaj jave dhe rikujtimet e vitit 2000 nuk kanë ndihmuar Tomorin të dalë fitues në sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni përballë Tiranës. Pritshmëria e madhe për këtë ndeshje bëri që më shumë se 3000 tifozë të ishin pjesëmarrës në sfidën e luajtur në “Bashkim Sulejmani’’. Rëndësia e ndeshjes dhe kujtimet që lidheshin me të bënë që siguria të ishte në kushte shumë të larta. Policia e Beratit, Kuçovës dhe FNSH e Fierit ishin në gatishmëri për këtë sfidë dhe masat e larta të sigurisë me të cilat nuk ishin mësuar tifozët beratas bënë që edhe pas 25 minutash lojë vazhdonte hrja e tifozëve në stadium.

Ndeshja nisi më mirë për Tomorin aq sa edhe bardheblutë po surprizoheshin nga loja. Por me kalimin e mnutave ishte Tirana që mori më tepër terren në fushë duke gjetur edhe gloin në minutën e 31’ pas një goditje standarte të Karabecit.  Goli i dha krahë Tiranës dhe më pas është Sentamu që gjen rrjetën pas një tjetër goditje të fortë nga larg.

Pjesa e dytë nis njësoj si e para me Tomorin fillimisht më kërkues dhe më pas Tirana merr lojën në dorë. Por ndryshe nga fraksioni i parë, golat mungojnë dhe Tirana del me tre pikë me vlerë nga Kuçova. Tirana vazhdon të ruajë serinë e fitoreve dhe vendin e parë. Ndërsa Tomori në 4 ndeshje shtëpiake ende nuk ka gjetur fitoren e parë dhe të vetmet fitore i ka në transfertë duke mbetur në kuotën e 8 pikëve.

Related posts