Kuotat bosh për çdo program studimi, ja datat e aplikimeve

Kuotat bosh për çdo program studimi, ja datat e aplikimeve

Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitet. Sipas të dhënave janë regjistruar rreth 15% e studentëve fituesve, duke lënë bosh gati 80% të kuotave, përfshi edhe degë të preferuara, si Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Drejtësi, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë etj. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, janë regjistruar në total, përfshi universitetet publike dhe private, vetëm 6.872 fitues, ndërkohë që kanë qenë rreth 31 mijë kuota bosh.

Pjesë e garës në universitet për fazën e parë ishin 27.672 maturantë. Në datën 23 shtator do të nisë faza e dytë e regjistrimeve në universitet për kuotat bosh. Kandidatët në këtë fazë do të plotësojnë sërish Formularin e Aplikimit, duke plotësuar 10 programe studimi.

Studentët që nuk janë regjistruar në universitet, edhe pse ishin shpallur fitues ose jo, në këtë fazë të dytë kanë të drejtën të plotësojnë preferenca të reja në Formularin e Aplikimit. Në tabelat bashkëngjitur shkrimit janë kuotat bosh dhe studentët e regjistruar në Universitetin e Mjekësisë, Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik si dhe Universitetin Bujqësor. Po ashtu, bashkëngjitur është edhe kalendari i aplikimit në portalin “Matura Shtetërore” për plotësimin e Formularit të Aplikimit në universitet.

UNIVERSITETI I MJEKËSISË
Si rrallëherë në Universitetin e Mjekësisë nuk ka pasur asnjë të regjistruar në Farmaci, duke lënë të 80 kuotat e pranimit bosh. Po ashtu edhe te Mjekësia e Përgjithshme janë regjistruar 144 kandidatë, nga 230 kuota pranimi, duke u lënë mundësi 86 kandidatëve që të fitojnë në fazën e dytë. Edhe në Stomatologji janë regjistruar vetëm 2 studentë. Në Infermieri janë regjistruar 109 fitues, duke lënë 170 kuota bosh. Pjesa dërrmuese e kuotave në Universitetin e Mjekësisë janë bosh, pasi nga 888 kuota janë regjistruar vetëm 263, duke lënë 617 kuota të liria për fazën e dytë, e cila starton në 23 shtator.

UNIVERSITETI I TIRANES
Nga 5.378 kuota pranimi, janë regjistruar vetëm 1.297 studentë, ndërsa 4.081 kuota janë bosh. Në Fakultetin e Ekonomisë, nga 1.178 kuota pranimi janë regjistruar 248 fitues, duke lënë 930 kuota bosh. Më shumë regjistrime ka pasur Fakulteti i Drejtësisë, duke shkuar në rreth 60% numri i të regjistruarve, pasi nga 660 kuota janë regjistruar 394 studentë, duke lënë vetëm 266 kuota bosh. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë regjistruar vetëm 13% e studentëve: nga 1.258 kuota pranimi, u regjistruan 168 fitues, duke lënë 1.090 kuota të paplotësuara. E njëjta situatë është edhe te Gjuhët e Huaja, pasi janë 658 vende të lira, sepse u regjistruan 172 studentë, ndërkohë që për këtë vit akademik janë miratuar 830 kuota. Në fazën e dytë të aplikimeve, kandidatët që nuk kanë fituar kanë shumë shanse edhe te Shkencat Sociale, pasi janë 519 kuota bosh, sepse nga 620 kuota pranimi u regjistruan vetëm 101 studentë.

POLITEKNIKU & BUJQËSORI
Në Universitetin Politeknik janë regjistruar shumë pak studentë, rreth 7%. Në UPT, nga 1.662 kuota pranimi për këtë vit akademik janë regjistruar vetëm 259 fitues, duke lënë 1.403 kuota bosh për raundin e dytë të pranimeve. Në këtë universitet janë regjistruar në Inxhinieri Ndërtimi vetëm 6 fitues. Po ashtu edhe në Fakultetin e Arkitekturës janë regjistruar 28 kandidatë, nga 183 kuota. Nivel shumë të ulët regjistrimesh ka pasur edhe në Universitetin Bujqësor. Sipas të dhënave zyrtare nga rektorati, në këtë universitet janë regjistruar 400 kandidatë nga 1.614, duke lënë 1.214 kuota bosh.

KUOTAT BOSH DHE KANDIDATËT E REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE PËR RAUNDIN E PARË

UNIVERSITETI I MJEKËSISË
Kandidatët e regjistruar sipas degëve

• Mjekësi e përgjithshme 144
• Farmaci 0
• Stomatologji 2
• Mami 6
• Fizioterapi 2
• Infermieri e Përgjithshme 109
• 263 fitues të regjistruar
• 888 kuota
• 625 kuota bosh

UNIVERSITETI I TIRANËS
• 5378 kuota pranimi
• 1297 studentë të regjistruar
• 4081 kuota bosh

FAKULTETI I EKONOMISË
• Kuota 1178
Të regjistruar 248
Kuota bosh 930

FAKULTETI I DREJTËSISË
• Kuota Të regjistruar Kuota bosh
660 394 256

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
• Kuota Të regjistruar Kuota bosh
830 172 658

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
• Kuota Të regjistruar Kuota bosh
620 101 519

FAKULTETI I HISTORI DHE I FILOLOGJISË
• Kuota Të regjistruar Kuota bosh
630 178 452

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
• Kuota Të regjistruar Kuota bosh
1258 168 1090

Studentët e regjistruar sipas programeve të studimit
• Biologji 7
• Bioteknologji 2
• Matematikë 4
• Fizikë 11
• Informatikë 74
• Kimi 16
• Kimi dhe Teknologji Ushqimore 16
• Kimi Industriale dhe Mjedisore 21
• Inxhinieri Matematikë, Informatikë 2
• Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 15

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Fituesit e regjistruar për çdo degë
• 1662 kuota
• 259 fitues të regjistruar
• 1403 kuota bosh

FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT
• Inxhinieri Ndërtimi 6
• Inxhinieri Hidroteknike 9
• Inxhinieri Mjedisi 12
• Inxhinieri Gjeodezi 1
28 fitues të regjistruar nga 260 kuota

FAKULTETI I ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS
• Arkitekturë (Arkitekt) 15 (1 troje)
• Arkitekturë (Urbanist) 13
28 fitues të regjistruar nga 183 kuota

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE
• Inxhinieri Elektrike 0
• Automatizim i Industrisë 23
• Energjetike 8
• Inxhinieri Mekatronike 2
33 fitues të regjistruar nga 210 kuota

FAKULTETI I INXH.MATEMATIKE DHE INXH. FIZIKE
• Inxhinieri Fizike 1
• Inxhinieri Matematike 1
2 të regjistruar nga 104 kuota

FAKULTETI INXHINIERISË MEKANIKE
• Inxhinieri Mekanike 37
• Inxhinieri Tekstile dhe Modë 25
• Inxhinieri Materiale 7
• Inxhinieri Ekonomike 0
69 të regjistruar nga 355 kuota

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
• Shkencat e Tokës 16
• Inxhinieri Gjeoburimesh 26
• Inxhinieri Gjeoinformatike 30
• Inxhinieri Gjeomjedis 13
85 të regjistruar nga 280 kuota

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
• Inxhinieri Elektronike 3
• Inxhinieri Informatike 8
• Inxhinieri Telekomunikacioni 3
14 të regjistruar nga 270 kuota

Related posts