Iliaz Vrioni (1882-1932), një nga politikanët eruditë shqiptarë gjatë viteve ’20, ka shërbyer tri herë si kryeministër i Shqipërisë.
Pinjoll i familjes së Vrionëve, emri i tij do të figuronte si një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 1912.

Iliaz Vrioni ka shërbyer edhe si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Paris dhe Londër. Për kulturën e tij të gjerë, shteti francez e nderoi me urdhrin “Grand officier de la Légion d’honneur”.
Portali Konica.al sjell fotografi interesante nga varrimi i ambasadorit shqiptar në Paris, më 1932.
Nga fotografitë e bëra nga agjencia ‘Mondial’ vihet re se në kortezhin e përmortshëm për Iliaz Vrionin marrin pjesë trupat e xhandarmërisë franceze që parakalojnë në revistë, si dhe një numër i konsiderueshëm personalitetesh parisiene./Konica.al