Largohet edhe Uzuni, Tomori fiton miqësoren me Albpetrol

Largohet edhe Uzuni, Tomori fiton miqësoren me Albpetrol

Tomori ka shënuar firon e radhës dhe bëhet fjalë për mesfushorin Myrto Uzuni.
Djaloshi i talentuar beratas i rritur në futbollin grek shumë shpejt bëri hapin e madh tek Tomori. Brenda një kohe të shkurtër ai u kthye në një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës.
Por kjo tërhoqi interesin e disa skuadrave në Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Ndër to skuadra e Apolonisë u tregua më e zgjuar duke firmosur një kontratë 4-vjeçare, por, njëkohësisht, duke dobësuar shumë beratasit.
Sot Tomori ka zhvilluar takimin e dytë miqësor.
Pas humbjes në fundjavë kundra Bylis këtë herë Tomori mund Albpetrolin.
Fitorja e Tomorit u realizua falë golave të Sharavollit dhe Idrizajt.

Elton Çela

Related posts