Largohet trajneri Dule nga Tomori

Largohet trajneri Dule nga Tomori

Ende pa u tharë ‘’boja’’ për lajmin e ardhjes së pjesëve të mbetura tapetit, e cila do të bënte edhe shtrimin përfundimtar të fushës vjen një tjetër lajm. Këtë herë në aspektn teknik pasi trajneri që drejtoj skuadrën në 8 sfidat e fazës së parë, Santiliano Dule është larguar nga Tomori.

Lajmi vjen i konfirmuar nga vet tekniku i ri beratas ndërsa nga klubi ende nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij apo afrimin e një trajneri të ri. Gjatë fazës së parë që mbyllet nesër në Fushë Krujë përballë Ilirisë, Tomori ka grumbulluar 14 pikë duke u vendosur në vendin e tretë në grupin B pas Tiranës dhe Bylisit.

Nesër skuadra do të drejtohet nga ish futbollisti Elton Fani, i cili njeh mirë këtë ekip pasi ka vite që është pjesë e këtij klubi.

Ndërkohë sot ka vazhduar me shtrimin e tapetit, i cili shumë shpejt pritet të jetë gati dh eta rkthej Tomorin të luaj në Berat.

Related posts