Lefter Maliqi shfryn inatin pas betimit: Zura vendin e kryetarit me mandatin që më kishte borxh; Ruçi i fik mikrofonin

Lefter Maliqi shfryn inatin pas betimit: Zura vendin e kryetarit me mandatin që më kishte borxh; Ruçi i fik mikrofonin

Lefter Maliqi është një nga shtatë deputetët e rinj që u betuan sot në Parlament.

Pas betimit, ai mori fjalën për procedurë. Ndonëse theu rregulloren e parashikuar për një fjalim prej tre minutash, Maliqi iu drejtua demokratëve, duke u bërë thirrje që të ndryshojnë lidership.

“Pata këmbën e mbarë, fati është se zura edhe vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Jam i bindur se brenda dy muajsh, reshti këtej nga opozita do jetë plotë. Ata që janë jashtë nuk janë më të mirë se ne.

I drejtohem të gjithë demokratëve që ëndërrojnë Bashën kryeministër, këtë post e merr vetëm me mund. Demokratët mos të gënjehen. Tre muaj në çadrën e republikës së re, na gënjeu na mashtroi. Mandatin e kam të dhuruar edhe nga zoti Basha. Demokratët të mos gënjehen më, të ndryshojnë lidershipin. Ky është kthimi i dinjitetit dhe atë që ma kishte borxh PD edhe në zgjedhjet lokale”, u shpreh Maliqi, të cilit iu fik mikrofoni pas tre paralajmërime nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sot për ju është seanca e parë, por të respektoni kohën. Për procedurë koha është vetëm tre minuta”, tha Ruçi.

Related posts