Genc Pollo
Javën e shkuar, si kryetar i komisionit hetimor parlamentar për administratën publike, i dërgova letër (“kërkesë për informacion” quhet zyrtarisht) katër ministrave të qeverisë (të Brendshmit, të Drejtësisë, të Financave e të Sociales) për të na sqaruar mbi një listë prej 130 personash.
Këta janë drejtorë, shefa e më gjerë të emëruar në epokën rilindiste nga Kopliku në Kolonjë e nga Ksamili në Kukës.
Opozitës i rezultojnë këta si burgaxhinj dje dhe problematikë sot. Ndërkohë, në mesjavë, plasi skandali i Escobarit të Ballkanit, dhe vura re se ai ishte nr. 11 në këtë listë.
Presim përgjigje e do të marrim vesh mbase kush ndër 129 të mbeturit do të fitojë nofkën Totó Riina, Tommaso Buscetta, Jack the Ripper e Al Capone i Ballkanit.