Lotaria Amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për fituesit

Lotaria Amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për fituesit

Pas publikimit të fituesve të fazës së parë të Lotarisë Amerikane, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë njofton për nevojshmërinë e plotësimit të formularit të radhës, në mënyrë që të vijohet me procedurat e parashikuara.

Në një njoftim të publikuar në llogarinë zyrtare të Ambasadës në “Facebook”, nënvizohet se pas kapërcimit të fazës së parë, duhen plotësuar një sërë dokumentesh të detyrueshme për të marrë vizën. “Jeni përzgjedhur për Lotarinë #DV2020? Hapi në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260, të cilin mund ta gjeni këtu 👉https://ceac.state.gov/iv #pyetanen”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërkaq, ka ende probleme me aksesin e faqes “online” dedikuar shpalljes së përgjigjeve për aplikantët.

Related posts