Lulzim Basha bashkëbisedim me drejtues të strukturave të PD-së, Ura Vajgurore

Lulzim Basha bashkëbisedim me drejtues të strukturave të PD-së, Ura Vajgurore

Pushteti i Edi Ramës, është përqendruar në duart e një grushti kriminelësh dhe të korruptuarish që ndajnë paratë me të dhe kërkojnë me çdo çmim të mbajnë pushtetin, ndërsa varfëria dhe mjerimi për qytetarët shtohet.
Edi Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë. Shikoni si i ka ndarë punët: buxhetin për vete, drogën me kriminelët me të cilët ka ardhur në pushtet. Çfarë mbetet për popullin?! Varfëria, emigracioni, burgu po nuk pagove dot faturën apo do të lidhin sytë në mëngjes dhe do të çojnë tek arat e drogës dhe do ti lidhim prapë në darkë e do të kthejmë në shtëpi, si argat, si skllav i drogës. Nuk na duhet thjesht një rotacion, largimi i tyre dhe ardhja jonë. Na duhet një ndryshim epokal në qendër të së cilit do të jetë fuqizimi i qytetarit shqiptar dhe kufizimi i pushtetit të ardhshëm sipas një modeli europian.

Related posts