Marko Bello: Lëvizja e Blushit do ndalojë PS të shkojë në greminë, ja pse duhet mbështetur, Rama asgjë të përbashkët me socialistët

Marko Bello: Lëvizja e Blushit do ndalojë PS të shkojë në greminë, ja pse duhet mbështetur, Rama asgjë të përbashkët me socialistët

Marko Bello, një ndër personalitetet e së majtës shqiptare, që firmosën dokumentin për zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, ka prezantuar nismën e re të Ben Blushit, avantazhet dhe ndryshimin e ri që do të sjellë për reformimin e partisë më të madhe të mazhorancës.

Në një prononcim për gazetën “beratinews.com”, Bello deklaron se lëvizja e Ben Blushit do të ndalojë PS të shkojë në greminë, duke i hapur rrugën një partie që zbaton rregullat dhe lejon debatin.

Ai u shpreh se Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët, pasi jo vetëm që nuk ka zbatuar programin para 2013, por po e degradon partinë.

“Kjo është lëvizje për demokratizimin e partisë, e cila ka si qëllim të stopojë greminën para së cilës ndodhet PS, që po shkon drejt kthimit të një force të mbyllur, regresive. Pra, ka si qëllim ta kthejë PS në një parti të rregullave, debateve dhe konkurrencës. Të gjithë pjesëtarët e kësaj lëvizje janë të gjithë firmëtarët e dokumentit që bëmë për referendumin. Këtë shqetësim po mundohemi ta diskutojmë edhe me socialistë të tjerë”, deklaroi Bello.

Marko Bello u shpreh se socialistët e rretheve janë ata që e kanë kërkuar takimin me Ben Blushin, pasi janë të pakënaqur me mënyrën se si Rama qeveris dhe drejton partinë.

“Janë socialistët nëpër rrethe që kërkojnë këtë kuvendim. Ata janë të shqetësuar sepse asnjë nga strukturat e PS nuk i begenis, nuk i dëgjon as për shqetësimet e përditshme, as për punët e partisë. Dhe këta që i kanë dhënë votën PS në vite dhe që kanë kontribuuar për forcimin e saj e kanë këtë shqetësim dhe kanë kërkuar këtë takim me ne.

Nisur edhe nga fjalimet e Ben Blushit se ka ende mundësi që kjo e keqe që ka kapur PS të frenohet dhe të mënjanohet. Sa e fortë do bëhet kjo lëvizje, sa do detyrojë PS që t’i kthehet dialogut, jemi në dinamik.

Nuk është shqetësim i 10 vetave por i shumë vetave. Ky shqetësim shprehet edhe nëpër telefonata, emaile dhe takime”, u shpreh Bello.   

Related posts