Maturantët, pranimi në Universitet vihet sërish mesatarja minimale 6

Maturantët, pranimi në Universitet vihet sërish mesatarja minimale 6

Mesatarja minimale për tu pranuar në Universitet do jetë përsëri 6. Qeveria ka vendosur ditën e djeshme që të mos rritë mesataren minimale për tu pranuar në Universitet.
 
“Kanë të drejtën të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.
 
Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018, të jetë 6 “
, përcakton vendimi i qeverisë.
 
Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
 
a)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë.
b)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.

Related posts