Mediat franceze “çmenden” pas Shqipërisë/Shkoni për të shijuar qoshet e parajsës

Mediat franceze “çmenden” pas Shqipërisë/Shkoni për të shijuar qoshet e parajsës

Mediat franceze kanë “zbuluar” këtë vit Shqipërinë dhe nuk ndalojnë së shkruari për vendin e shqiponjave, bukuritë, diversitetin e jashtëzakonshëm, trashëgiminë historike. Portali ‘Open Minded’ ka bërë thirrje që në titull që këtë verë të gjithë të shkojnë në Shqipëri, përpara se ajo të bëhet një destinacion masiv për turistët. Më poshtë artikulli:

Shqipëria, destinacioni që deri tani ka qenë jashtë gjurmës së udhëtarëve … dhe turistëve!

Duket sikur kjo rimon për Kroacinë, por ky destinacion është edhe më pak turistik (tani për tani), prandaj duhet të shkoni e të bëni një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria ende i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një larmi dhe pasuri të peizazheve të jashtëzakonshme, për dashamirësit e natyrës, shtriqje në plazhe, dhe fshatra të vogla tipike. Për aq kohë sa nuk është lakmuar shumë nga turistët, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës, sa nuk është tepër vonë!

Tiranë

Rrugë të mëdha dhe ndërtesa imponuese komuniste, kryeqyteti i Tiranës, larg imazhit të së kaluarës, ekspozon ngjyrat dhekur bie nata, është koha për të festuar!

Berat

I mbiquajtur si qyteti i 1001 dritareve, Berati ëshë një nga qytetet më të vjetra dhe i klasifikuar si pasuri e UNESCO.

Gjirokastër

Shtëpitë prej guri, në një stil të mahnitshëm otoman, për një tjetër qytet klasik, edhe ai i klasifikuar njësoj në UNESCO.

Korçë

I mbiquajtur Parisi i Vogël, si rrjedhojë e pranisë së trupave franceze gjatë luftës së parë botërore, dhe dyqaneve të vogla me stil francez, ky qytet është i njohur në Shqipëri edhe për birrarinë e Korçës, që orgenizon edhe një festival birre gjatë çdo muaji gusht.

Saranda

Ky qytet bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa ideale për një pushim të merituar në plazh.

Dhërmi

Në buzë të malit, ky fshat i qetë ka gjithashtu një ujë të kthjellët, duke të dhënë mundësinë të shijosh malin dhe detin në të njëjtin vend./Monitor

Related posts