Meta: Rruga Çorovodë- Përmet, mundësi zhvillimi për të gjithë zonën

Meta: Rruga Çorovodë- Përmet, mundësi zhvillimi për të gjithë zonën

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për aksin rrugor Skrapar – Përmet. Në fjalën e tij, kryeparlamentari Meta ka vlerësuar projektin si një mundësi e mirë për të rritur turizmin.

Meta theksoi se kostoja e ndërtimit të kësaj rruge duhet të jetë e ulët, por pa ndikuar në cilësinë e saj, duke nënvizuar se t’i japë mundësi një zhvillimi të korridorit të Përmetit.

“Projekti i rrugës do t’i japë fund izolimit të Skraparit. Kjo rrugë lidh dy lugina, të Osumit dhe të Vjosës. Bashkon dy kryeqendra të trashëgimisë kulturore në Berat dhe Gjirokastër. Kjo rrugë është një mundësi e mirë për të rritur turizmin dhe agrobiznesin, blegtorinë dhe agro përpunimin”, tha Meta.

Related posts