Monopol te varrezat, ndërhyn Autoriteti i Konkurrencës

Monopol te varrezat, ndërhyn Autoriteti i Konkurrencës

Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur në Autoritetin e Konkurrencës nga një agjenci funerale në Berat, e cila ankohet se një kompani e kontraktuar nga bashkia për mirëmbajtjen e varrezave ka krijuar efektivisht një monopol duke vendosur tarifë ekstra për konkurrentët.

 

Nga Gjergj EREBARA – BIRN

Autoriteti i Konkurrencës u detyrua t’i japë një rekomandim Bashkisë së Beratit për “Hapjen e tregut për konkurrencë të lirë në shërbimin e punimeve funerale” në këtë qytet, pasi një prej operatorëve të tregut u ankua për krijimin e një monopoli të paligjshëm nga kompania që pati fituar tenderin e Bashkisë Berat për mirëmbajtjen e varrezave publike, duke i kthyer ato efektivisht në varreza private dhe duke imponuar një tarifë për konkurrentët.

Kërkesa, e dorëzuar te Autoriteti i Konkurrencës në dhjetor 2016, vëren se Bashkia e Beratit pati lidhur një kontratë për mirëmbajtjen e varrezave në 11 dhjetor të atij viti me një kompani private të quajtur AB.ZOGA sh.p.k, kontratë që kishte për subjekt mirëmbajtjen e varrezave publike por që sipas ankuesit, kërkoi një tarifë për varrosjet.

Autoriteti i Konkurrencës e gjeti të drejtë ankesën dhe miratoi dhënien e një rekomandimi për Bashkinë Berat ku thuhet se ajo duhet të kujdeset për “Hapjen e tregut për konkurrencë të lirë në shërbimin e punimeve funerale duke vendosur kritere të njëjta për të gjithë operatorët që ofrojnë këtë shërbim”.

Related posts