Motoshow, “Enduro Albania” në Berat

Motoshow, “Enduro Albania” në Berat

Për të dytin vit radhazi, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, z. Petrit Sinaj, Bashkia e Beratit në bashkëpunim me “Enduro Albania” organizoi në sheshin “Teodor Muzaka” MotoShow Berati, një aktivitet i llojit të veçantë, ku admiruesit e motorëve ndoqën profesionistët e këtij sporti në një garë demonstrative.

Merrnin pjesë në këtë aktivitet rreth 150 motoristë nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse.

Po ashtu pjesë e këtij MotoShow u bënë edhe dy motoristët grekë, Pipo dhe Kandilas, përfaqësues të grupit “Greek stunt riders”.

Pas ekzekutimit të ushtrimeve të ndryshme në sheshin qëndror të qytetit, ku nuk munguan adrenalina dhe spektakli, motoristët e “Enduro Albania” parakaluan në rrugët kryesore të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve të shumtë.

Organizmi i këtij eventi ka si qëllim promovimin e vlerave kulturore, sportive dhe turistike të qytetit..

Related posts