Mungesa e thertores dhe problemet e blektorëve, projekti i organizatës dhe bashkëpunimi me bashkinë japin rezultatet e para

Mungesa e thertores dhe problemet e blektorëve, projekti i organizatës dhe bashkëpunimi me bashkinë japin rezultatet e para

Mishi është një nga produktet e markës në Skrapar, i cili është vlera e shtuar e zonës. Mbarështimi i blektorisë është një nga traditat e hershme të kësaj bashkie, të cilën banorët e kanë ruajtur me fanatizëm.

Në tetë njësi administrative në Bashkinë e Skraparit, dhjetra blektorë kanë lidhur jetën me aktivitetin e blektoroisë, duke mbarshtuar dhenë dhe dhi.

Mishi i kësaj zone, por dhe prodhimet e bulmetit janë të njohura në të gjithë vendin për shkak të cilësisë.

Zhvillimi turistik i zonës bën që mishi dhe bulmetrat të jenë pjesë e paketës që ofrohet për çdo vizitorë, që veç mahnitjes nga natyra të shijojë dhe produktet e shumta krejtësisht organike.

Por, aq sa vlerat e mishit dhe produkteve të qumëshit, janë dhe problemet me të cilat përballen blektorët e kësaj zone. Prej 20 muajësh gjithë bashkia nuk ka një thertore, mungon pjesërisht kontrolli veteriner, ndërkohë që infrastruktura e zonës lë shumë për të dëshiruar, pasi bashkia ka trashëguar një infrastrukturë mjaft problematike.

Nisur nga kjo situatë, Organizata “Vizion Gruaje” në Skrapar, ndërmori nisëm nëntë muajë më parë duke zbatuar një projekt fokusuar pikërisht në këtë fushë. Fal këtij projekti që mundësoi për hetë të parë një bashkëpunim mes pushtetit vendor, organizatës dhe blektorëve, lindën rezulatet e para të përmisimit të situatës.

Blektorë të zonës së Skraparit, biznese vendase të tregëtimit të mishit dhe hoteleri-turizmit, qytetar të Çorovodës dhe njësive administrative, drejtues të pushtit vendor, drejtues të organizatës u bënë bashkë në konferencën përmbyllëse të këtij projekti.

Takimi u organizua në mjediset e një biznesi turistik në Njësinë Administrative Bogovë, në përfundim të së cilit u organizua dhe një panair i mishit dhe gatime të zonës.

Drejtues të organizatës ‘Vizion Gruaje” në Skrapar, bën me dije se fal këtij projekti të financuar nga Lëviz Albania, është realizuar një punë monitorues nëntë mujore në terren në lidhje me situatën e tregëtimit të mishit. Nga ana tjetër janë paraqitur rekomandimet për përmisimin e gjendjes, ndërkohë që janë ndërmarrë dhe nisma lobuese pranë pushteit vendor dhe këshillit bashkiak për të shndërruar në prioritet të zhvillimit ekonomik si marka të zonës, mishin dhe produktet. Ofrimi i produkteve cilësore, por dhe të kontrolluara do të mundësojë që çdo vizitorë i huajë apo vendas qoftë ti konsumojë ato në zonë jo të largohen nga pasiguria.

Pjesëmarrës në këtë takim kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, u shpreh se zhvillimi i turizmit në Skrapar është tashmë një prioritet i pushtetit vendor.

“Së bashku me promovimin e vlerave të trashëguara nga natyra ne po promovojmë çdo produkt të zonës, që të shtojmë vëmendjen e agjensive turistike në vend, të cilat janë filluar ta vendosin Skraparin në guidat e tyre turistike. Promovimi i produkteve të zonës, ku një vend të veçantë zë dhe mishi dhe bulmetrat është vendosur në vëmendje të zyrës së turizimit pranë bashkisë”, u shpreh kryetari i bashkisë.

Nga ana tjetër ai premtoi se bashkia në të ardhmen do të ketë në vëmendje blektorinë, ndërkohë që sipas tij për fat të keq mungesa e të ardhurave ka bërë që shumë projekte në këtë fushë, nuk kanë gjetur zbatim.

Por, fal këtij projekti sot bashkia ka një panoramë të qartë të situatës së blektorisë në terren, ka rekomandimet e specialistëve për problematikën dhe shumë shpejtë në bashki do të nis nga puna dhe thertorja, krejtësisht e re që do të menaxhohet nga partneriteti privat.

Për fermerët e tetë njësive administrative të bashkisë Skrapar që numërojnë 50 fshatra, situata e tregjeve të mishit, mbarështimit të gjesë së gjallë, është jo e mirë, pasi pushteti vendor, nuk ka mundur të investojë prej vitesh për ndërtimin e një tregu, ndërkohë që mungojnë kontrollet periodike veterinare.

Në bashkinë e Skraparit aktualisht mbashëtohen rreth 40000 krekë të leshta dhe 25000 krerë të dhirta, të shpërndara në të tetë njësitë administrative. Sipas monitorimit në terren, pjesë e projektit, nga 40000 krekë të leshta, 28500 janë dele race të quajtura pëllea që japin një rendiment prej 50-54 litra qumësht për krerë. Nga 25000 krekë të dhirta, 18000 krerë janë dhi të racës pëlla, prej të cilave sigurohet një rendiment prej 95-100 litra qumësht për kokë. Por, me të gjitha këto rezultate, alarmante sot është mungesa e pikave të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit afër njësive administrative.

Si prioritet bashkia shikon bashkëpunimin me njësitë administrativepër ngritjen e pikave të përpunimit të qumështit sa më afër fermerëve të njësive administrative Gjerbës, Zhepë, Çepan dhe Vëndreshë, pasi mungon totalisht tregu, por dhe për produktin e mishit, dhe sipas fermerëve, këto janë domosdoshmëri.

Me anë të një dokumentari, pjesë e këtij projekti, pjesëmarrësit ndoqën punën e bërë në terren, ku rezulton se prej rreth 20 muajësh në qytetin e Çorovodës dhe në fshatra nuk ka asnjë dyqan për tregëtimin e mishit. Agjensia e Kontrollit Ushqimor ka pezulluar dyqanet dhe ka ndaluar tregëtimin e mishit, ndërkohë që produkti nuk mungon në treg, rezulton që të shitet në të zezë. Po në Çorovodë, nuk ka pasur dhe ende nuk ka një treg publik, një vit më parë mishi është tregëtuar në gjashtë dyqane-thertore, por ato u mbyllën.

Nga monitorimi i situatës në tregje dhe mënyrës se si dhe se ku realizohet aktualisht shitblerja e gjësë së gjallë dhe e mishit në njësitë administrative të bashkisë, gjendja paraqitet jo e mirë.
“Në Njësinë Administrative Bogovë, që përmbledh gjashtë fshatra: Bargullas, Novaj, Dobrushë, përparim, Selan, Kakrukë, ashtu si në qytetin e Çorovodës, nuk mund të flitet për treg mishi, ai blihet vetëm me porosi dhe mbërrin tek konsumatori i therur dhe i pakontrolluar nga mjeku veterinar.

Në Njësinë Administrative Qendër që ka në administrim 15 fshtra: Nishicë, Grepckë, Sharovë, Orizaj, Veleshnjë, Buzuq, Munushtir, Radesh, Mollas, Gradec, Osoje, Veseshte, Zogas, Polene dhe Store, shitblerja e mishit është problematike, nuk ka treg, mungojnë kushtet e higjenës në vendet ku theret dhe shitet, mungon kontrolli veterinar.

Një Njësinë Administrative Vëndresh që përmbledh pesë fshtra: Vëndresh 1, Vëndresh Mal, Therepelë, Spatharë, Lavdar, mungon vendi i tregëtimit dhe mishi shkon tek konsumatori i pakontrolluar nga veterineri.

Në Njësinë Administrative Gjerbës që përfshin tetë fshatra: Gjerbës, Zaloshnje, Floq, Braç, Rehovë, Ujanik, Strafickë,, ku numërohen 20 ferma blektorie që sheshin në të zezë nëpër rrugë, sipas kërkesave verbale, jashtë çdo lloj kontrolli. E njëjta situatë problematike, me mungesë të tregjeve, pikave të grumbullimit dhe pa kontrolle të mjekut veterinar, paraqitet dhe në njësitë e tjera administrative, Leshnjë, Zhepë, Potom dhe Çepan” u bë e ditur në dokumentarin e paraqitur që i referohet situatës në terren.

Në përfundim të këtij projekti u arrit që për herë të parë bashkia të vendos në buxhetin e saj në zë të veçant për vaksinimin e bagëtive kundër andraksit. Fal bashkëpunimit mes bashkisë dhe organizatës në këtë bashki do të organizohet një panair i madh me produkte të zonës, ku do të promovohet ndër të tjera mishi dhe bulmetrat. Por, ajo që është më e rëndësishme shumë shpejti bashki do të ketë një thertore.

Më pas në natyrë u hap një panair mishi dhe ushqime të zonës. Pjesëmarrëit shijuan shijen e mishit dhe atë të gatimeve tradicionale të amvisave nga Skrapari dhe fshatrave.

Related posts