Myslimanë e të krishterë bashkë. Gjergj Fishta dhe Luigj Bumçi, anëtarët e rinj të…Çfarë shkruante gazeta franceze 100 vjet më parë

Myslimanë e të krishterë bashkë. Gjergj Fishta dhe Luigj Bumçi, anëtarët e rinj të…Çfarë shkruante gazeta franceze 100 vjet më parë

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 16 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me emërimin, 100 vite më parë, të Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtës në delegacionin shqiptar që përfaqësonte kombin tonë në Konferencën e Paqes në Paris, me titull:

Myslimanët dhe të krishterët janë dakord në Shqipëri

Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes është rritur me dy anëtarë të rinj. Ata janë Imzot (Luigj) Bumçi, peshkop i Lezhës dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme, dhe Ati Gergj Fishta, françeskan i Shkodrës dhe poet i madh kombëtar shqiptar.

1555820770

Imzot Luigj Bumçi

Këta dy delegatë të rinj, që gjatë audiencës së Papës, në Romë, morën miratimin e Atit të Shenjtë, afirmojnë në këtë Konferencë bashkimin e ngushtë të krishterëve në Shqipëri me myslimanët në lidhje me kërkesat e tyre kombëtare.

image (2)

At Gjergj Fishta

Aurenc Bebja, Francë – 21 Prill 2019

Darsiani.com

Related posts