Namir Lapardhaja: A ka sot në PS njerëz që mendojnë se duhet të ikim sa më parë nga pushteti për të mirën e Shqipërisë?

Namir Lapardhaja: A ka sot në PS njerëz që mendojnë se duhet të ikim sa më parë nga pushteti për të mirën e Shqipërisë?

Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht sekretar i degës së PD Berat, në profilin e tij në rrjetin social facebook pyet nëse ka në PS njerëz që mendojnë se duhet të largohemi nga pushteti për të mirën e Shqipërisë.

Lapardhaja risjell në vëmendjen e qytetarëve një bashkëbisedimin e tij me një mik demokrat në vitin 2013, sipas të cilit PD-ja në atë kohë, për shkak të zullumeve të mëdha, duhej të largohej menjëherë nga pushteti për të mirën e vendit dhe të vet asaj.

Më poshtë postimi i plotë i Namir Lapardhasë:

“Në vitin 2013, një miku ynë, demokrat i vjetër, teksa shihte degradimin e plotë të pushtetit të PD-së (copa pushteti po u hidheshin dhe qenëve), u shpreh: “Për të mirën e këtij vendi dhe për të mirën e PD-së, duhet të ikim sa më parë nga pushteti!”

Nuk e di në ka sot në PS ndonjë njeri të tillë që t’u thotë miqve të tij se duhet të ikim nga pushteti për të mirën e këtij vendi dhe të mirën e vet PS-së!!!”

Screenshot_20180512-162354

Related posts