Në rrezik jeta e kalimtarëve, Bashkia Berat asnjë masë

Në rrezik jeta e kalimtarëve, Bashkia Berat asnjë masë

1234

Denoncimi vjen nga këshilltari i PD-së në këshillin bashkiak të Beratit, Namir Lapardhaja, i cili shkruan në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook:
“Një ndër investimet renditur në listën e projekteve të realizuara në faqen zyrtare të bashkisë Berat është edhe “Rikonstruksioni i trutuareve, parmakeve dhe ndicimit në segmentin Ura e Varur – Ura e Goricës me vlerë 57 830 323 lekë (të reja)”.
Ka nisur si projekt në muajin prill të vitit të kaluar dhe nuk ka përfunduar as sot, një vit më pas.
Edhe pse projekti, përveç trutuareve, ka pasur realizimin e parmakeve dhe ndriçimit, ashtu siç del qartë në foto, aty nuk ka as parmak dhe as ndriçim. Argumenti i bashkisë Berat kur e kemi ngritur si shqetësim në mbledhjet e këshillit ka qenë se kemi nevojë për investime të tjera, për realizimin e parmakeve dhe ndriçimit.”

Më tej Lapardhaja ngre shqetësimin se ai segment përbën një rrezikshmëri të madh për kalimtarët, sidomos gjatë sezonit të verës.

“AJO QË ËSHTË MË E RREZIKSHME PËR T’U THEKSUAR ËSHTË SE NË KËTË SEGMENT, ASHTU SIÇ DEL EDHE NË FOTO, KA MBI 13 ZONA TË RREZIKSHME, të cilat, sidomos gjatë sezonit të verës, përbëjnë rrezik të madh për fëmijët dhe për banorët që do të përshkojnë këtë segment, duke qenë se gjatë kësaj periudhe është një ndër segmentet më të frekuentuar. NDAJ BASHKIA BERAT DUHET TË MARRRË MASA, TË PAKTËN, TË GJEJË ZGJIDHJE TË NDËRMJETME, DUKE VENDOSUR SHIRITA QË TREGOJNË RREZIKSHMËRI DHE QË NË ATË ZONË ËSHTË DUKE U PUNUAR.” – përfundon ai.

Related posts