Nis rikonstruksioni i stadiumit

Nis rikonstruksioni i stadiumit

Prej tre ditësh në Berat ka nisur puna për rikonstruksionin e fushës së stadiumit “Tomori’’. Gjatë këtij sezoni fusha e stadiumit kishte degraduar aq sa pas janarit FSHF e ndaloj Tomorin që ndeshjet shtëpiake ti luante në Berat duke e zhvendosur drejt Kuçovës.

Ndërkohë në Këshillin Bashkiak të Beratit përderisa Bashkia është edhe pronarja në 100% të aksioneve të klubit është miratuar edhe buxheti ku është përcaktuar rikonstruksioni i fushës. Por ky projekt ambicioz nuk mbyllet këtu pasi në vazhdim klubi synon edhe një rikonstruksion të stadiumit.

Ky rikonstruksion do të përfshijë ambientet e brendshme të stadiumit, tribunat, sistemin e ndriçimit dhe një sërë rikonstruksionesh të tjera duke përfshirë edhe fasadën e jashtme të këtij stadiumi.

Ky stadium është ndërtuar në vitin 1985 dhe është një ndër impiantet më të mëdha në vend me një kapacitet prej  13.500 vendesh por pas kësaj ndërhyrjeje pritet të kthehet edhe në një prej impianteve më modern.

Nga përurimi i tij i parë përpara 32 vitesh në këtë stadium janë bërë disa investime të vogla por kryesisht kanë pasur të bëjnë me investimet mbi fushën ndërsa ky pritet të jetë projekti më serioz e ambicioz që kërkon ta kthej stadiumin e qytetit të Beratit në një nga stadiumet ku mund të luhen edhe ndeshje të kombëtareve të moshave, femrave apo edhe klubeve shqiptare në Evropë duke shpresuar se kjo do të ndodh edhe me vet Tomorin në një të ardhme të afërme.

Ditën e djeshme këto punime janë ndjekur nga afër edhe nga Kryebashkiaku i Beratit dhe njëkohësisht presidenti i FK Tomorit, Petrit Sinaj që ka shpjeguar si më poshtë këtë ndërhyrje në stadiumin e  Tomorit që përkon edhe me 95 vjetorin e klubit.

17919029_1559917730719343_1459992273_n

Related posts