Nisma “Eja në Berat”/ Në fundjavë Ervin Demo zbulon bukuritë e qytetit me të rinjtë (FOTO)

Nisma “Eja në Berat”/ Në fundjavë Ervin Demo zbulon bukuritë e qytetit me të rinjtë (FOTO)

Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Ervin Demo, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të reklamuar bukuritë magjepsëse të qytetit të Beratit.

Së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash, votues për herë të parë, në fundjavë ai ka eksploruar malin e Shpiragut, për të vijuar më tej me rafting në kanionet e Osumit e për ta përmbyllur javën që vjen në një udhëtim fantastik në malin e Tomorrit.

Demo duket se di t’i përkushtohet të gjithë grupmoshave, ndërsa gjatë gjithë javës zhvillon takime me grupe të ndryshme qytetarësh, kurse në fundjavë ai i dedikohet të rinjve dhe evidentimit të bukurive turistike të Beratit.

Në një postim në rrjetin social facebook ai shkruan:

“Me energjinë e votuesve të rinj për të ngjitur 1193 metër deri në majën e malit Shpirag dhe për të zbuluar Beratin në dimensionin e vet më të bukur.”

Më tej Demo thotë se programi specifik për zhvillimin e turizmit jo vetëm do t’i zbulojë, por do t’i bëjë atraktive për të gjithë këto bukuri.

“A e dini se në Berat nuk ka vetëm 1 kala? Bashkë do t’i zbulojmë të gjitha dhe do t’i bëjmë atraktive për të gjithë nëpërmjet një programi specifik për zhvillimin e turizmit.”

Më poshtë foto të ngjitjes në malin e Shpiragut.

Related posts