Një amerikan i dehur godet xhamin e një mjeti dhe kundërshton Policinë ne Berat

Një amerikan i dehur godet xhamin e një mjeti dhe kundërshton Policinë ne Berat

Një shtetas amerikan është në procedim nga ana e Policisë për akte vandale. Sipas Policisë, J.L. 39 vjeç ka goditur ditën e djeshme në Berat xhamin e një automjeti.

Policia thotë se ai ishte në gjendje të dehur kur ka kryer aktin. Por nuk mbaron me kaq. Amerikani ka kundërshtuar edhe forcat e rendit duke mospranuar shoqërimin në komisariat.

Tashmë ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Related posts