“Osumi”, i sapo federuar mban ndeshjen e parë në Kamëz

“Osumi”, i sapo federuar mban ndeshjen e parë në Kamëz

Pas disa vite angazhimi, disa ditë më parë janë federuar  zyrtarisht sportistët e FK Osumi për kampionatin kombëtar shqiptar të futbollit ndërsa sot po mbahet ndeshja e parë.

Ndeshja e parë e kampionatit po mbahet në Kamëz, te kompleksi i kombëtares. Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë Urë-Vajgurore, Juliana Memaj ka kërkuar mbështetje për ekipin e qytetit.

Bashkia Urë-Vajgurore ka bërë të ditur për ATSH-në se ky projekti ka nisur në 2016-ën duke bërë përgatitjet e para me të gjitha grupmoshat.

Related posts