Pavli i “Antipatreas” arrin dy fitoret e para si kryebashkiak i kurorës (Zbuloni detajet)

Pavli i “Antipatreas” arrin dy fitoret e para si kryebashkiak i kurorës (Zbuloni detajet)

Shoqata Antipatrea Berat me kryetar ing. Pavllo Shkarpën arriti që z. Pavllo Shkarpa ta kandidojë për kryebashkiak të qytetarëve të Beratit dhe të kurorës nën siglën e Partisë “Bindja Demokratike” që do t’i bindë beratasit dhe ata të kurorës se Pavli Shkarpa kandidon si i pavarur.

Dje ishte një ditë intesive për Pavlin e “Antipatreas”. Ai jo vetëm që duhet të jepte një intervistë në një TV së bashku me një grup të madh mbështetësish autokton beratas, por duhet të shkruante edhe një postim në formë fjalimi në faqen zyrtare të Shoqatës Antipatrea Berat, që e menaxhon po ai.

Pasi e dha intervistën i shoqëruar nga plot… NJË mbështetës, kameramanin çun Berati nga lagjja lart, Pavli u ul përballë tastierës së kompjuterit dhe me përvuajtjen dhe përulësinë që e karakterizon filloi të shkruajë, duke shpalosur idetë dhe vizionin e këtij biri të madh të Beratit dhe të kurorës.

Pasi mbaroi së shkurari ajo që ra në sy ishin dy fitoret e para të Pavlit si kryebashkiak i kurorës dhe i Beratit: nga 116 gabime drejtshkrimore që bënte në postimet e mëparshme si kandidat në perspektivë për Bashkinë Berat, tanimë si kandidat i zyrtarizuar i Beratit dhe i kurorës kishte bërë vetëm 100 gabime drejtshkrimore (pra, 16 më pak) dhe, së dyti, dhe më e rëndësishmja, në fjalimin e tij përpara beratasve të tij të dashur, ai kishte proklamuar Beratin e lashtë 2800-vjeçar e jo më 2400 vjeç siç ishin munduar disa ruralë ta paraqisnin deri më tani.

Ja, kështu e nisi ditën e parë si kryebashkiak i Beratit dhe i kurorës djali beratas, Pavli i “Antipatreas”.

Djali beratas, Pavli Shkarpa, në momente fjalimi para popullit të Beratit dhe banorëve të kurorës.

Related posts