Deshtojnë kontratat e rrugëve. Ilir Meta përmes Salillarit përfiton miliona euro nga rrugët e Jugut.

Deshtojnë kontratat e rrugëve. Ilir Meta përmes Salillarit përfiton miliona euro nga rrugët e Jugut.

Sulmet e ndërsjellta ndërmjet institucioneve të kontrolluara nga “partnerët” e vështirë qeveritarë PS dhe LSI nuk ndodhin vetëm në kohë fushatash. Dhe pikërisht aty ku bëhet fjalë për lekë është ulur “këmbëkryq” Ilir Meta, që përmes “zarave” të tij dhe në biznes tenton të kontrollojë të gjitha paratë që qarkullojnë nga buxheti i shtetit për rrugët. Gjatë katër vjetëve të fundit, në mënyrë sistematike, ministria e Transporteve ka fajësuar dikasterin e Financave se nuk e furnizon me fondet e duhura për të ecur përpara me modernizimin e rrjetit rrugor, kryesisht në shkallë kombëtare. Por duket se zyrtarët e PS këtë herë i kanë kthyer reston kolegëve të Autoritetit Rrugor, duke e fajësuar për dështimin të paktën për By Pass-in e Vlorës, një nyjë tejet e rëndësishme për lehtësimin e transportit rrugor, sidomos në periudhën e sezonit turistik të verës.

Javët e fundit u mësua se kompania italiane “La Serenissima”, që kishte fituar tenderat, si për By Pass-in e Fierit, ashtu edhe për atë të Vlorës, ka dështuar dhe tenderi do të përsëritet për të çuar punimet deri në fund. Kjo kërkon një kohë prej të paktën gjashtë muaj shtesë vetëm për tenderin, plus vite për të mbaruar veprën infrastrukturore.

Po kush e ka fajin? Fakti është se të dy këto vepra ndërtohen me kredi të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, prandaj vështirë se mund të fajësohen Financat për para, që nuk i kontrollojnë shqiptarët, por të huajt.

Nga ana e saj, Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave ka ushtruar një audit të posaçëm në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe te sipërmarrësi i punimeve “Serenissima Construzioni” në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë së zbatimit të kontratës në projektin e By Pass-it në Vlorë. Në raportin e auditit, Ministria e Financave e akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar për veprimet dhe mosveprimet që lidhen me moszbatimin e kontratës sipas grafikut të punimeve dhe afatit kontraktor, me një vlerë mbi 42 milionë euro. Teksa është konsumuar koha kontraktore, rezultojnë punime të realizuara në masën rreth 4% të volumit total të punimeve (punime të dokumentuara me dy situacione). Në fund të muajit gusht 2016, supervizori konfirmoi se progresi financiar është 14.5% dhe progresi fizik 5,6%, por punimet janë të pasituacionuara.

Sipas raportit të auditit, ARRSH nuk ka vepruar për paralajmërimet për prishje të kontratës në kohën që kontraktori po dëshmonte për dështim të realizimit të kontratës dhe ishte në kushte të plota për prishjen e kontratës. “Paralajmërimi i parë dhe i fundit i bërë më datë 13.06.2016 për kontraktorin për ‘Prishje të kontratës nga Punëdhënësi’, për shkak të vonesave në kohën e realizimit të punimeve, kur performanca e vazhdueshme e kontraktorit nuk përkonte me detyrimet kontraktuale, rezulton në kohën kur kishte kaluar rreth 50% e kohës kontraktore dhe punimet në fakt rezultojnë në masën rreth 4%, kundrejt detyrimit në masën rreth 55% të punimeve”, – thuhet në konkluzionet e auditit.

Ministria e Financave thotë se Autoriteti Rrugor nuk ka vepruar për vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe rishikimin e pozicionit për në vijim, pas përcaktimit të afatit të fundit të përmirësimit të situatës në kantier, që lidhet me datën 11.07.2016. Gjithashtu, sipas Financave, ARRSH nuk ka vepruar në aplikimin e penaliteteve për punime të kryera me vonesë kundrejt grafikut të punimeve, pjesë e kushteve të veçanta të kontratës dhe e tenderit, ndonëse ka paralajmëruar disa herë kontraktorin.

Mosveprimi në kohën e duhur për zbatimin e penaliteteve deri në prishjen e kontratës, ka rritur riskun e mosrealizimit të kontratës, vë në dukje dikasteri i Financave.

Mund të supozohet se edhe në rastin e rrugës së ndërprerë të Elbasanit, asaj Lin-Pogradec, segmentit Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë, Financat do të vijojnë të gjejnë zvarritje nga Autoriteti Rrugor.

Përse?

Për segmentet  e sapomiratuara nga Skrapari në Përmet, me shpenzime gjigande dhe punime kolosale inxhinerike, që i besohen Salillarit, por që i interesojnë presidentit të zgjedhur të vendit Ilir Meta  për të evaduar më shpejt mermerin e ndërmarrjeve të tij të Tomorrit drejt Greqisë, Autoriteti  vallë i kursen forcat  dhe mjetet financiare? Ndoshta vetëm po të mos vijojë koalicioni aktual qeveritar shqiptarët do të mësojnë se si qendron e vërteta… !/Pamfleti.com

Related posts