Policia e Beratit vijon me arritje në luftën kundër krimit: arreston hajdutin e pulave dhe të kalit

Policia e Beratit vijon me arritje në luftën kundër krimit: arreston hajdutin e pulave dhe të kalit

Në një komunikatë për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëhet me dije se: “U bë ndalimi i shtetasit Ardjan Bashkim Gjinollari, 24 vjeç,banues në Berat, i dënuar më parë parë për “Vjedhje”, pasi rezulton autor i vjedhjes së pulave në banesën e shtetasit A.S, 30 vjeç, banues në Berat”.

Po ashtu, thuhet se: “U bë ndalimi i shtetasit Armando Maksut Dervishi, 35 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për “Vjedhje”, i cili ishte shpallur në kërkim nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, për vjdhjen e një kafshe pune (kal) më datë 05.01.2014, në pronësi të shtetasit B.D, banues në Berat”.

Related posts