Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ” Mospagim i taksave”,”Fshehja e të ardhurave”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

  • D.H, 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

-A.T, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe nuk ishte i pajisur me kasë fiskale.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Berat deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Related posts