Problemi i ndotjes nga plehrat në Kuçovë, projekti Zvicerian zgjon shpresat për reahabilitim e sheshit të depozitimit

Problemi i ndotjes nga plehrat në Kuçovë, projekti Zvicerian zgjon shpresat për reahabilitim e sheshit të depozitimit

Nga Erjola AZIZOLLI –

Problemi i mbetjeve urbane ka qenë sfida më e madhe për drejtuesit e bashkive në Qarkun e Beratit. Të pesta njësitë vendore kanë probleme të mëdha me ndotjen që vjen si pasojë e mos menaxhimit ndër vite të shesheve të depozitimit, të cilët ndonëse ndodhen në zonat e banuara, janë krejtësisht jashtë parametrave normal dhe prej vitesh janë ndotësit kryesor në mjedis.

Një i tillë është dhe sheshi i depozitimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Kuçovës, nga dy të tillë që ka kjo bashki. Sheshi më i madh i depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit dhe fshatrave rreth tij, ndodhet në zonën e quajtur ish “Ferma Partizan” dhe zë një sip prej 28 000 m2.

Për vetë emrin që mban kjo zonë ka qënë dikur fermë prodhuese me fruit-kutlrë, ndërsa pas viteve 1990 tokat ju shpërndanë ish punonjsëve, ndërkohë që zona u popullua dhe nga banorë të ardhur nga fshtrat. Në një sipërfaqe të konsiderueshme në këtë zonë prej vitesh mblidhen mbetjet e bashkisë së Kuçovës dhe fshtrave të saj, ndërkohë që situata sot është alarmante.

Sheshi depozitimi, në fakt vetëm emrin ka të tillë, pasi prej vitesh aty mblidhen dhe digjen plehrat e mijëra banorëve, ndërkohë që zona nuk është e rrethuar, ndodhet në breg të lumit dhe shumë pranë banesave dhe tokave të rreth 400 banorëve.

Banorët e kanë ngritur ndër vite shqetësimin që ndihejnë sa herë që sheshi i depozitimit përfshihet nga flakët. Sipas tyre qëndrimi aty është i pamundur për shkak të erës së keqe që përhapet në të gjithë zonën, ndërkohë që dhe këtu si në çdo shesh depozitimi nuk mungojnë të papunët që mbledhin kanaçe dhe që në këtë shesh kanë gjetur mënyrën për të mbijetuar.

Bashkia e Kuçovës, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar ndër vite e shikon tek investimi i Qeverisë Zviceriane, që parashikohet në fakt të zgjidh situatën në të pesta njësitë e qarkut fal projektit rajonal, por Kuçova duket se është një hap përpara në këtë projekt.

Burime pranë bashkisë së Kuçovës bëjnë me dije se po punohet për një plan të ri të menaxhimit të integruar të mbetjeve, në kuadrin e bashkëpunimit projekttin zviceran që financohet nga Sekretariati për Çështjet Ekonomike në Qeverinë Zvicerane, SECO.

“Plani i ri i rehabilitimtimit të vend depozititmit të mbetjeve urbane është hartuar në bashkëpunim me projektin zviceran dhe është paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për miratim që në 18.12.2018 , i cili kap nje vlere prej 603 807 euro ku 20% e kësaj shume do të paguhet nga bashkia dhe menjëherë pas miratimit pritet të nisin punimet për rehabilitimin e sheshit aktual, bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë së Kuçovës.

Nga ana tjetër Organizata Mjedisore, “EDEN”, që në vijim të punës së saj ka ndjkur dhe çështje të tjera të ndotjes në fushën e mbetjeve, sapo ka nisur të zbatojë projektin e saj që synon një bashkëpunim me pushtetin vendore për zgjidhjen e kësaj çështje.

“E drejta e informimit-Forca qytetare për të luftuar ndotjen mjedisore nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane”, kështu quhet projekti që kjo organizatë mbështetur nga Soros, ka nisur dhe do të zgjas nëntë muajë.

“Qëllimi i këtij projekti është të ndikojë në përmirësimin e jetesës së banorëve përmes nxitjes së aktivizmit qytetar dhe përdorimit të bazës ligjore për uljen e ndotjes së shkaktuar nga veprimtaria e vendgrumbullimeve të mbetjeve brenda qyteteve”, tha Lira Harkani, nga organizata “EDEN”, në lidhje me këtë projekt të ri.
Organizata aktualisht është në punën e saj në fazën e grumbullimit të informacionit, si në terren, ku mjedisorët kanë parë nga afër shesh depozitimin, por dhe me letërkëmbimet me institucionet përgjegjëse dhe zgjidhjen që jep projekti që po ndiqet nga Bashkia, për banorët do zhvillohen forume dhe aksione.

Por, tashmë investimi që pritet nga Qeveria Zviceriane hap dritën leshije për zgjidhjen e këtij problemi të mbartur ndër vite, ndërkohë që organizata mjedisore “EDEN” do të bashkëpunojë ngushtë me bashkinë Kuçovë në zbatueshmërinë e projektit të saj, që në fokus ka qytetarët.

Related posts