Qytetarët e Beratit: Të gjithë në Tiranë në 16 shkurt, të protestojmë kundër …

Qytetarët e Beratit: Të gjithë në Tiranë në 16 shkurt, të protestojmë kundër …

Qytetarët e Beratit protestojnë sot kundër qeverisë që po ua bën jetën gjithnjë e më të vështirë.

Megjithëse, falë punës së tyre, prodhimet nuk kanë munguar, fermerët dhe jo vetëm po falimentojnë.

Qytetarët e Beratit protestojnë sot kundër qeverisë që po ua bën jetën gjithnjë e më të vështirë.

Kjo pasi sipas tyre nga ana e shtetit nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për tregtimin e tyre dhe për rrjedhojë, prodhimet nuk shiten.

Të shumtë në numër, qytetarët e Beratit i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe protestojnë në rrugët e qytetit dhe para preferkturës së Beratit. Me thirrje dhe me parulla në duar ata drejtojnë gishtin tek qeveria për gjithë këto problem që përjeton Berati dhe gjithë Shqipëria:   

‘Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.

Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.

Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.

Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.

Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.

Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.

Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë’, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve të Beratit.

Related posts