QYTETI I NJË MBI NJË DRITAREVE/ Berati dhe pranvera një simbiozë e veçantë (PAMJET)

QYTETI I NJË MBI NJË DRITAREVE/ Berati dhe pranvera një simbiozë e veçantë (PAMJET)

Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe“, ju sjellim  pamje nga Berati, një nga qytetet më të veçantë të Shqipërisë.

Pa dyshim që Berati është një nga aty qytete që na bën krenarë që është pjesë e vendit tonë.

Me një arkitekturë të veçantë dhe me një ndërthurje harmonike të modernes me të lashtën, qyteti i “Një Mbi një Dritareve”, ka tërhequr gjithnjë turistët.

Nuk mund ta mohojmë që stina e pranverës me gjelbërimin dhe bukuritë e saj, i ka dhë akoma edhe më shumë hijeshi  qytetit.

AlpeNews.al ju sjell pamje nga qyteti i Beratit, ku kalaja dhe vendosja e shtëpive në një arkitekturë të veçantë  janë një nga pikat atraktive të tij.

Qyteti, nga 2008 është në listën e pasurisë së Unesco-s falë arkitekturës së tij të mrekullueshme që daton prej epokës otomane dhe nga bashkëjetesa paqësore e shumë feve.

Kalaja, një arkiv i vërtetë në gur

Deri në kala preferohet të udhëtohet këmbë, ndonëse mund të shkohet edhe me automjet apo autobus. Ajo nuk është vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv i vërtetë në gurë që ofron një varietet stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: romako-bizantine, shqiptare dhe otomane. 

Rrugicat e lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit  e kanë trashëguar tek brezat e rinj.  Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. 

Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit “Qytet i një mbi një dritareve”.

                                          Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts