Restauratorët e rinj të “Kampit të 30-të Rajonal të Restaurimit” mblidhen në Berat

Restauratorët e rinj të “Kampit të 30-të Rajonal të Restaurimit” mblidhen në Berat

1-1 1 3

Më shumë se 30 studentë dhe profesionistë të rinj nga 5 vende të Ballkanit janë mbledhur në Berat, ku për dy javë do të marrin pjesë në Kampin e 30-të Rajonal të Restaurimit që do të trajtojë temën “Konservim dhe interpretim i monumenteve të kulturës”.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë dijet më të fundit në fushën e restaurim-konservimit dhe interpretimit të trashëgimisë nga ekspertë të njohur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia, Anglia, dhe Suedia.

Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen në partneritet me Ministrinë e Kulturës, përmes Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, si dhe mbështeten financiarisht nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Punët gjatë Kampit Rajonal të Restaurimit do të konsistojnë në një larmishmëri projektesh restauruese si dhe punë dokumentuese-interpretuese në Kishën e Shën Triadhës dhe tri banesa historike të lagjes Goricë. Ndërhyrjet restauruese do të gërshetohen edhe me vizita studimore në pikat më tërheqëse dhe muzetë e Beratit . 542

 

Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen nga CHwB Shqipëri dhe përfaqësojnë një model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili nisi në vitin 2007 në Shqipëri dhe tani është përhapur në katër vende të tjera të Ballkanit. Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale.
Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij“ i është dedikuar mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore prej më shumë se 20 vjetësh. Më shumë informacion për CHwB Shqipëri mund të gjeni në faqen web .14359834_1305607189463749_1231831902_o 

 

Related posts